Bota

Kina zero raste të reja me COVID-19/ 8,970 viktima në rang global, Italia e ‘gjunjëzuar’, shkon në 3405 numri i të vdek

19 Mars 2020, 06:50 Nga DOSJA
Kina zero raste të reja me COVID-19/ 8,970 viktima në rang global,

COVID-19 është kthyer tashmë një problem shumë serioz në të gjithë botën.  Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 219,367 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Kina, aty ku u përhap për herë të parë koronavirusi ditën e sotme ka raportuarzero raste të reja nga COVID-19 në vend, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 3,245.

Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Ndërkohë në Francë kanë humbur jetën 264 persona, në Gjermani 28 dhe në SHBA 155.

Koronavirusi është përhapur edhe në Greqi, ku deri më tani numërohen 6 viktima, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka vetëm 48 persona të infektuar. Po kështu edhe në Malin e Zi janë infektuar dy persona. Sa i përket Shqipërisë është njoftuar për 64 raste gjithsej, mes tyre dy viktima dhe një person është drejt shërimit.  Në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne itali koronavirusi ne bote koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 21:12

E thotë shkenca: Bakri vret koronavirusin

EGJIPT- Në Egjipt u quajt “ankh”, simboli për jetën e përjetshme. Këto civilizime të lashta i referoheshin bakrit, një material që kulturat në të gjithë globin ...