Bota

Shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Albin Kurti përgënjeshtron Isa Mustafën: E njoftova në telefon, Veliu kreu tradhëti

18 Mars 2020, 21:26 Nga DOSJA
Shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Albin Kurti

KOSOVË– Kryeminisitri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka përgënjeshtuar kreun e LDK-së, Isa Msutafën se e kishte njoftuar për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Agim Veliun.

Në fjalën e tij, Kurti tha se Mustafën e kishte njoftuar gjysmë ore para se ta shkarkonte ministrin, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta liroja, 30 minuta më përpara kam njoftuar kreun e LDK-së dhe kam kërkuar emër tjetër prej atij që shprehu tradhëti ndaj qeverisë ku bën pjesë dhe tradhëti të dyfishtë ndaj Kosovës. Nuk mund të kërkosh kokë më vete shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kur policia nuk është në gjëndje të jashtëzakonshme pse u dashka të shpallim gjëndjen e jashtëzakonshme. Kjo është tradhëti ndaj policisë së Kosovës dhe tradhëtitë e tij nuk mund të tolerohen. Po mos të ishte deklarimi i mesnatës i ish-ministrit Veliu, sot do të kishim një situatë tjetër. Por, tani e kemi qeverinë e re, nuk mund të kemi në Qeverinë e re që i sinkronizojnë dhe harmonizojnë qëndrimet me Qeverinë e vjetër”, është shprehur Kurti.

Më tej, kreu i qeverisë tha se vendime të pakunsultuara nuk merrte vetëm ai por edhe Mustafa duke dhënë shembullin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kurti tha se as Mustafa nuk u konsultua me të në momentin kur e mbështeti kërkesën e presidentit, Hashim Thaçi.

“As për deklarimin e djeshëm, që mbështeti shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk u konsultua me mua. Kjo është shkelje e marrëveshjes tonë, sepse nuk mundesh ta mbështetësh presidentin pa u konsultuar me partnerin tënd të koalicionit”, ka thënë Kurti.

Ndërsa lidhur me gjendjen ku ndodhej vendi për shkak të koronavirusit, numri një i qeverisë tha se gjendja e jashtëzakoshme do të ishte një masë e panevojshme dhe e paarsyeshme.

“Gjendja e sigurisë është ngjyra e verdhë. Nuk është ngjyrë portokalli, as ajo e kuqe. Situata është nën kontroll, dhe e menaxhueshme. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për bindjen time të fuqishme, është e paarsyeshme, e palogjikshme, e papërgjegjshme, e padobishme,”– ka deklaruar kryeministri i vendit.

Ditën e sotme Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi sipas tij ky i fiundit përhapi panik me deklaratën e tij se numri i të prekurve me koornavirus në Kosovë po shtohet çdo orë. Kundër këtij vendimi të Kurtit doli edhe Mustafa, i cili propozoi një mocion mosbesimi për qeverinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim veliu albin kurti albin kurti shkarkon agim veliun shkarkohet agim veliu agim veliu albin kurti albin kurti shkarkon agim veliun shkarkohet agim veliu

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 21:12

E thotë shkenca: Bakri vret koronavirusin

EGJIPT- Në Egjipt u quajt “ankh”, simboli për jetën e përjetshme. Këto civilizime të lashta i referoheshin bakrit, një material që kulturat në të gjithë globin ...