Bota

Përfituan nga situatata e koronavirusit, arrestohen dy persona për shpërdorim detyre në Itali

18 Mars 2020, 20:21 Nga DOSJA
Përfituan nga situatata e koronavirusit, arrestohen dy persona për

ITALI– Autoritetet italiane kanë arrestuar një punonjës të Komunës së Nichelino, dhe një punonjës të një kompanie pastrimi, në zonën e Torinos, pasi ata janë zbuluar përakte korruptimi.

Operacioni filloi me hetime ndaj punonjësit të Bashkisë, i cili ishte kryetar i komisionit të tenderit rajonal për caktimin e “shërbimeve të pastrimit të ndërtesave” të rajonit të Piemontes.

Shërbimet-objekt të “negociatave” përfshinin gjithashtu dezinfektimin e pronave në Komunën e Nichelino. Policia sekuestroi 8,000 €, të cilat ishin shpërblimi për dhënien e kontratave për shërbime pastrimi.

“Për vite me radhë qyteti i Nichelino ka qenë në pararojë të luftës kundër mafies dhe paligjshmërisë. Një sjellje e tillë e paligjshme shkakton dëme jo vetëm për administratën, por për të gjithë qytetin,”- ka thënë kryetari i komunës së Nichelinos, Giampiero Tolardo.

Burimi: LaRepublica

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll