Aktualitet

19 Mars 2020, 07:41 Nga DOSJA

Fushë-Krujë/ Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme  tek kryqëzimi i Borizanës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj, pas përpasjes së një makine me një kamion. Mësohet se 3 prej viktimave janë Nazmi Rrahmani 35-vjeç, Flamur Visha 35-vjeç, dhe Arben Koni 33-vjeç. Personi i katërt që humbi jetën teksa ishte duke u transportuar drejt spitalit të Traumës, është ende i paidentifikuar.

Një nga dëshmitarët në vendngjarje ka deklaruar për Fax web se ka nxjerrë trUpat nga makina dhe se ata ishin të mbuluar në gjak

“Ata kanë qënë bashkë duke fluturuar, makina e atij kosovarit nuk ka pas faj. Të katër të vdekun, s’kishte ça me bëje. Kam qenë i pari që kam ardhur këtu se punoj roje. Trupat i kena qet me dorë, i kena nxjerrë kështu me gjak, trupa të rëndë shumë, djem të shëndoshë. Shpejtësia vallai, kanë qenë shumë”, shprehet dëshmitari, i cili punon si roje në një karburant, pranë vendit të ngjarjes.  Dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë shpejtësia e madhe.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende ne kruje aksident i rende ne kruje

Sondazh

Poll