Aktualitet

Shpenzime luksi në kohë izolimi/ Bashkia Tiranë hap tender, miliona lekë për blerje suveniresh dhe ujë të pijshëm

19 Mars 2020, 07:16 Nga DOSJA

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka hapur garën për dy tendera të rinj, vetëm një ditë më parë në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit. Tenderat jo vetëm që nuk kanë lidhje me situatën që po përballet vendi por madje mund të konsiderohen si shpenzime luksi në një kohë të tillë.

2.5 milion lekë do të përdoren për të blerë suvenire dhe 1.6 milion të tjera do të përdoren për të blerë ujë të pijshëm për të gjithë punonjësit e Bashkisë. Ndërsa që në pallate dje është vendosur një fletë-rrufe, ku administratorët u kërkojnë banorëve 400 lekë për dezinfektimin e ambineteve të përbashkëta. Para këto që do të nxirren nga xhepi i qytetarëve dhe që nuk përfshihen në asnjë taskë të Bashkisë, të cilën qytetarët e paguajnë çdo muaj.

Bashkia ka mundësi të bëjë blerje suvenierësh por nuk ka mbajtueshëm para për të siguruar shëndetin e qytetarëve në një kohë që vendet e tjera të rajonit (nuk po shkojmë më larg) kanë marrë masa të menjëherëshme për të dezinfektuar çdo cep për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tenderat e bashkiase tirane viktimat e koronavirusit ne shqiperi bashkia tirane koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tenderat e bashkiase tirane viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll