Politike

Denoncimi i Luçiano Boçit: Policia terrorizon familjen dhe gruan shtatzanë të protestuesit

20 Mars 2019, 16:07 Nga DOSJA
Denoncimi i Luçiano Boçit: Policia terrorizon familjen dhe gruan

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka publikuar denoncimin e Ago Nuhajt, i cili më 16 mars përfundoi në spital për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga policia, në të cilin thuhet se kjo e fundit i ka terrorizuar familjen.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Boçi teksa i quan efektivët e policisë si ‘hiena, jeniçerë, çakej e lakej’, publikon denoncimin e Ago Nuhajt, sipas të cilit policia ka shkuar në shtëpinë e tij në orën 6 të mëngjesit dhe i kanë trebur bashkëshorten shtatzanë duke i bërë edhe presion.

Postimi i Luçiano Boçit:

Njeriut të veshur me flamur kombëtar ditën e 16 Marsit, pasi e helmuan me LHL, i dhunojnë familjen.
Jenicerët e Ramës, ushtrojnë kontroll në 6.00 të mëngjesit në shtëpinë e Ago Nuhajt dje, pa asnjë shkak dhe terrorizojnë familjen e gruan shtatzënë të tij!!!
Hienat me uniformë policie, të dhënat ia morën kur Ago ishte në spital i helmuar e shikim të humbur.
Ia dha të sakta me idenë që po e ndihmonin.
(Momenti kur Ago i jep të dhënat, është në video)
Dhe ja çfarë ndodhi!!!!???
Banditët e legalizuar në vend të ndihmës, ushtrojnë dhunë mbi familjen e tij. (foto mesazhet)
E tmerrshme pabesia, pafytyrësia dhe pashpirtësia e lëpirsave të pushtetit.
Shembja po afron dhe matësi i saj është tërbimi që i ka kapluar!
Nesër para parlamentit për t’i treguar vendin lakenjve, çakenjve e hienave!!!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ago nuhaj luciano boci policia terrorizon familjen e ago nuhajt protestuesi i helmuar nga gazi lotsjellës ago nuhaj luciano boci policia terrorizon familjen e ago nuhajt protestuesi i helmuar nga gazi lotsjellës

Sondazh

Poll