Politike

Kriza politike, Meta nga Pogradeci: Jam i gatshëm të dorëzoj mandatin dhe të sakrifikoj jetën

20 Mars 2019, 10:38 Nga DOSJA
Kriza politike, Meta nga Pogradeci: Jam i gatshëm të dorëzoj

KORÇË- Për krizën politike në vend presidenti Ilir Meta ka lëshuar një deklaratë të papritur nga Pogradeci. Meta është shprehur se është i gatshëm të dorëzojë mandatin si president për të mos lejuar instalimin e asaj që ai e quan “juntë”. Presidenti thotë se për këtë arsye është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën e tij.

Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas. Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri. Unë do t’i qëndroj betimit tim që, midis pushtetit dhe demokracisë, do të mbaj gjithmonë krahun e demokracisë sepse vetëm demokracia garanton një pushtet për popullin shqiptar në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Meta foli edhe për deputetët e rinj dhe tha se ata janë numra të kontestueshëm, dhe nuk zgjidhin dot krizën. (Lexo ketu).

Vendi jonë është tashmë në një ngërç politik. Opozita e bashkuar ka djegur mandatet, kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore dhe thekson se vendi nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër. Nga PD dhe LSI ka pasur protesta të cilat sipas tyre do të vijojnë edhe në javët e ardhshme. Nga ana e tjetër kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se mandatet e partisë së tij nuk i negocion. Ai ka deklaruar se e ka dorën e shtrirë për të negociuar me opozitën.

J.V/F.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ilir meta meta djeg mandatin djegia e mandateve te opozites ilir meta meta djeg mandatin

Sondazh

Poll