Politike

Programi i Kongresit të PS/ Rikonfirmohen Veliaj, Leli, Bufi e Subashi, mister fati i Vangjush Dakos

20 Mars 2019, 12:33 Nga DOSJA
Programi i Kongresit të PS/ Rikonfirmohen Veliaj, Leli, Bufi e Subashi,

TIRANËDosja.al ka siguruar programin e Kongresit që PS do të zhvillojë ditën e shtunë. Një nga pikat kryesore të zhvillimit të këtij Kongresi është prezantimi i kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet lokale 2019.

Siç shihet edhe në program në Elbasan, socialistët kanë kandiduar Gledjan Llatjan, duke larguar kështu Qazim Sejdinin që kishte 3 mandate që drejtonte këtë bashki. 

Mister është ende bashkia Durrës, ku nuk dihet ende fati i kryetarit aktual me 3 mandate, Vangjush Dako. Nuk dihet nëse Rama do e rikandidojë apo jo Dakon, i cili e ka shfaqur hapur ambicien e tij për një mandat të 4-të.

PS ka vendosur në një rregullore të brendshme që të gjithë kandidatët që kanë mbi 3 mandate të mos rikandidohen. Kështu, PS ka vendosur deri më tani këto emra të konfirmuar nëpër bashki.

Fier- Armando Subashi

Elbasan-Gletjan LLatja

Lezhë-Pjerin Ndreu

Korçë-Sotiraq Filo

Vlorë-Dritan Leli

Roskovec-Majlinda Bufi

Tiranë-Erion Veliaj

Këta kandidatë do të flasin para Kongresit të socialistëve dhe do prezantojnë platformat e tyre. Në Tiranë, kryetari i rikonfirmuar Erion Veliaj do të prezantojë edhe kandidatët e Këshillave Bashkiakë. Fjalën hapëse në kongres do e ketë Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla. Do të diskutohet edhe për Reformën Zgjedhore dhe për Votën e Emigrantëve. Kryeministri Edi Rama pritet që të flasë në përfundim të prezantimit të kandidatëve për kryebashkiakë. Në këtë Kongres është i ftuar edhe lideri historik i PS, Fatos Nano, i cili sipas Alfred Pezës ka pranuar dhe do të jetë i pranishëm në këtë event.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gledjan llatja kongresi i socialisteve 23 mars majlinda bufi qazim sejdini vangjush dako edi rama gledjan llatja kongresi i socialisteve 23 mars majlinda bufi qazim sejdini vangjush dako

Sondazh

Poll