Politike

Akuzohet se është pjesë e dosjes 184/ Gjiknuri takim me Alexey Gromov, rusin e sjellë nga OSBE për zgjedhjet

20 Mars 2019, 13:01 Nga DOSJA
Akuzohet se është pjesë e dosjes 184/ Gjiknuri takim me Alexey

Tiranë- Delegacioni i OSBE-së është takuar mbrëmjen e djeshme me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën por në takim ishte i pranishëm edhe Damian Gjiknuri.

Mësohet se ky takim ka zgjatur disa orë, për të cilin Balla është shprehur se ka pasur diskutime me dy përfaqësues  për zgjedhjet e 30 qershorit.  Ana Rusun dhe rusi Alexey Gromov, janë përfaqësues të delegacionit të OSBE-së për zgjedhjet e qershorit.

“Mirënjohës për OSBE për angazhimin e tyre në Shqipëri edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale të 30 qershor. Sapo u takova, Ana Rusu, Alexey Gromov folëm për kuadrin zgjedhor, përgatitjen e këtyre zgjedhjeve duke synuar standardet më demokratike dhe respektimin e barazisë gjinore etj.”, shprehet Balla teksa poston edhe foton.

Theksojnë se kohët e fundit po flitet për dosjen 184, për të cilën Basha u shpreh pak ditë më parë se për blerje dhe vjedhje votash akuzohet edhe Damian Gjiknuri. Ai theksoi se kur të nisin e hetimet edhe Edi Rama do të përfundojë prapa hekurave.  (lexo këtu) 

Nga ana tjetër kreu i OSBE-së në vendin tonë Bern Borchardt u bëri thirrje partive politike që të dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit dhe është shprehur se nuk mbështet bojkotin e parlamentit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alexey gromov damian gjiknuri taualnt balla zgjedhjet e 30 qershorit alexey gromov damian gjiknuri taualnt balla zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll