Politike

Dënimi i Karaxhiçit në Hagë, Meta: Jo vetëm drejtësi e vonuar, thirrje për të mos harruar gencidin

20 Mars 2019, 16:04 Nga DOSJA
Dënimi i Karaxhiçit në Hagë, Meta: Jo vetëm

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të lënë në burg përjetë, Radovan Karaxhixhin si përgjegjës për krime lufte në Bosnje Hercegovinë.

Në një reagim në mediat sociale Meta shkruan se ky vendim i gjykatës, nuk është vetëm një drejtësi e vonuar, por dhe një thirrje për të mos harruar urrejtjen etnike dhe genocidin.

 “Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, ka qenë ky reagimi i Metës.

Gjykata e Hagës ka vendosur sot që të dënojë me burg të përjetshëm për krime luftë Radovan Karaxhiçin. (Lexo këtu) Më këtë vendim Haga ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili ishte kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 dhe ka zgjatur dënimin e tij 40-vjeçar në burgim të përjetshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi per karaxhicin gjykata e hages ilir meta krimet e luftes radovan karaxhiçin denimi per karaxhicin gjykata e hages ilir meta krimet e luftes radovan karaxhiçin

Sondazh

Poll