Politike

PD paditi Lleshajn/ Braçe iu sulet: Gazin e bletë vetë, kam faturat

20 Mars 2019, 14:02 Nga DOSJA
PD paditi Lleshajn/ Braçe iu sulet: Gazin e bletë vetë, kam

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar për padinë penale të PD-së, ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për hedhjen e gazit lotsjellës, ndaj protestuesve.(Lexo këtu)

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se PD dhe LSI kur ishin në qeveri, vendosën vetë të blinin llojet e helmit, siç shprehet ai.

“Përgjegjesia politike pastaj është e përbashkët:  Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në Qeveri të helmonin masivisht,”-shkruan Braçe.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Ditën e sotme Partia Demokratike ka dorëzuar një padi në Prokurori për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit. PD pretendon se ata kanë ushtruar dhunë, si dhe  shpërdorim detyre dhe veprime të paligjshme kundër protestuesve. Ndërkohë që vetë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është në procedim penal për protestën e 16 marsit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace pd padit lleshajn protesta e opozites erion brace pd padit lleshajn protesta e opozites

Sondazh

Poll