Aktualitet

18 Mars 2020, 11:36 Nga DOSJA

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. Në një video të publikuar nga Dosja.al shihet se si dy policë nga Policia Bashkiake kanë ndaluar pranë një stoli ku ishin ulur dy të moshuar.

Teksa ulën xhamin dhe u thanë që duhet të shkonin në shtëpi, i moshuari nuk u bind dhe vijonte të luante në telefon. Dy policët zbritën nga makina.

“Po çfarë bëni kështu, as maska as masa mbrojtëse as asgjë. Ka dalë urdhri, duhet të rrini brenda,”- thotë ai.

Çfarë urdhri ore çfarë urdhri. Thoni atij zagarit, Ramës të vijë të flasë me mua. Ja pra donit me u fut në Europë, doni lëvizje të lirë? Na lini pra tani. Tani do kyçemi ne?‘- thotë ai dhe nuk lëviz nga stoli.

Efektivët ikin nga vendi i ngjarjes me makinën e tyre, asnjë masë e marrë dhe i moshuari bashkë me shokun e tij mbeten sërish në stol, pa masa mbrojtëse dhe me rrezikun për ta marrë Covid-19 dhe për ta transmetuar atë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll