Aktualitet

PAMJET/ Dështojnë masat për COVID-19 në Shqipëri, qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, mjekët apel: Qëndroni brenda!

18 Mars 2020, 11:32 Nga DOSJA
PAMJET/ Dështojnë masat për COVID-19 në Shqipëri,

TIRANË- Dita e 6-të e karantinës është thyer nga qindra qytetarë të Tiranës. Dosja.al raportoi dje atë që po ndodhte nëpër shesh-pushimet e pallateve, por sot, qytetarët kanë zbarkuar në rrugë.

Njerëz, familje, bashkë me kafshët e tyre shtëpiake kanë mbushur rrugët kryesore të kryeqytetit për xhiro ku shumë prej tyre thonë se nuk mund të qëndrojnë më brenda.

Ndërkohë që viktima e dytë është shënuar, kryeqytetasit nuk janë trembur. Megjithëse është vendosur ora 18:00 si afati final për të dalë nga shtëpia, qytetarët po shfrytësojnë masivisht orarin para ‘vijës së kuqe’.

Mjekët janë të parët që kanë bërë thirrje edhe sot për të ruajtur karantinën, për të qëndruar brenda pasi është e vetmja mënyrë për të qendruar brenda.

Situata paraqitet më ndryshe në disa rrethe, kur Korça, Vlora e Gjirokastra kanë ruajtur karantinën, ndërsa Shkodra, Durrësi e Fieri kanë mbushur rrugët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll