Bota

18 Mars 2020, 07:54 Nga DOSJA

Itali- Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbush me pacientë të infektuar. Tashmë fotoja e një mjeku italian, po bën tashmë xhiron në rrjet.  Nicola Sgarbi, mjeku i spitalit të Modenas ka prekur zemrat e përdoruesve në rrjet, pasi është shfaqur me shenja në fytyrë, të cilat ia kishte shkaktuar maska, të cilën e kishte mbajtur prej orësh. Ai shprehet se kjo situatë e rëndë do të kalojë dhe se asnjë person nuk duhet të dorëzohet.

“Unë nuk jam dhe nuk ndihem si hero. Jam një njëri normal që e do punën që bën dhe që, sot më shumë se kurrë, është krenar që mund ta bëjë duke e vënë të gjithë veten e tij në vijën e parë bashkë me shumë njerëz të tjerë të mrekullueshëm. Për këtë arsye, nuk më shqetësojnë orët e shumta në punë, shenjat, dhimbja e shpinës, lodhja, vaktet që nuk po i ha dhe shumë të tjera: e gjithë kjo do të kalojë…gjithashtu do të kalojë falë jush dhe përpjekjeve dhe sakrificave tuaja, do të kalojë nëse ne jemi të bashkuar në një qëllim të vetëm. Mos hiqni dorë. Kurrë!”, shprehet ai në një postim në Facebook.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali nicola sgarbi koronavirusi ne itali nicola sgarbi

Sondazh

Poll

Bota 17 Mars 2020, 21:13

NAPOLI– Italia është e izoluar prej koroanvirusit por qytetarët e Napolit kanë zbuluar një tjetër mënyrë për t’u argëtuar në karantinë.Ata kanë filluar që të lu...