Bota

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Mal të Zi, dy gratë sapo ishin kthyer nga Spanja e SHBA

17 Mars 2020, 20:12 Nga DOSJA
Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Mal të Zi, dy

MALI i ZI– Autoritetet në Mal të Zi kanë konfirmuar dy rastet e para të infektuar me koronavirus. Kryeministri Dushko Markoviç ka bërë me dije se personat e infektuar ishin dy gra të moshës 72 dhe 47-vjeçare, nga Podgorica dhe Ulqini.

Markoviç  ka treguar gjithashtu se njëra prej zonjave ishte kthyer nga Spnja dhe tjetra nga SHBA, dy vende ku numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi marramendëse. Spanja është shteti më i prekur nga koronavirusi në Europë pas Italisë, ndërsa në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në rreth 5 mijë persona.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni coronavirusi ne mal te zi konfirmohen viktimat e para ne mal te zi coronavirusi ne mal te zi konfirmohen viktimat e para ne mal te zi

Sondazh

Poll