Bota

Mjekët kinezë të shqetësuar për Europën: Doktorët po përsërisin gabimin që bëmë fillimisht ne, të marrin masat e du

17 Mars 2020, 19:58 Nga DOSJA
Mjekët kinezë të shqetësuar për Europën:

KINË- E teksa pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë botën, ajo është larguar nga qendra ku lindi  në Wuhan të Kinës. Mirëpo e gjitha ndodhi falë punës së mjekëve dhe masat e marra nga shteti.

Por duke qenë se tani Covid-19 është përqendruar më shumë në Europë dhe kryesisht në Itali, ku edhe ka qindra të vdekur dhe mijëra të infektuar, mjekët kinezë po shohin shenja shqetësuese të përsëritjes së gabimit që ata kanë bërë më parë.

Mjekët kinezë shprehen se mjetet elementare mbrojtëse nuk u janë siguruar bluzave të bardha italiane, gjë që ka shkaktuar infektimin e shumë prej tyre. Në Wuhan, mungesa e njohurive për sëmundjen solli mangësi në pajisjet mbrojtëse në javët e para por gabimi u ndreq menjëherë edhe pse 46 mjekë ndërruan jetë.

“Kolegët tanë europianë po infektohen me sëmundjen në punën e tyre të përditshme dhe përmasat janë të ngjashme me ato të situatës së hershme në Vuhan. Duhet të mbrohet stafi mjekësor. Doktorët kanë pasur kontakt të afërt me pacientët prandaj janë infektuar lehtësisht. Është e rëndësishme që doktorët të edukohen për të mbrojtur veten e tyre”- tha Wu Dong, profesor gastro-enterologjie në spitalin universitar të Pekinit, së bashku me tre doktorë të tjerë kinezë.

Epidemia ka infektuar 170,000 vetë në të gjithë botën dhe ka vrarë 7,000. Ajo është ngadalësuar në Kinë, me vetëm 21 raste të reja të martën, por është përshpejtuar në Evropë e SHBA. Në Kinë popullata po rikthehet ngadalë në aktivitetit e përditshme, por vdekja e doktorit të njohur Li Ëenliang ka qenë burimi kryesor i zemëratës për trajtimin e sëmundjes. 34-vjeçari ishte nga alarmuesit e parë për sëmundjen në dhjetor, por asokohe u shkarkua dhe u sanksionua nga autoritetet.

Doktorët kinezë kërkojnë t’i jepet prioritet testimeve pasi ndryshe nga pandemia e 2003 e shkaktuar nga SARS, koronavirusi jep vetëm simptoma të lehta ose asnjë simptomë fillimisht te të infektuarit, të cilët pa e ditur ia transmetojnë të tjerëve. Dhënia e testeve me acide nukleike që e identifikojnë atë është thelbësore, thonë doktorët.

Burimi: MSN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mjeket kinez wu dong mjeket kinez wu dong

Sondazh

Poll