Bota

Qytetarët në Angli nisin izolimin, boshatisin raftet e supermarketeve (FOTO)

17 Mars 2020, 19:57 Nga DOSJA
Qytetarët në Angli nisin izolimin, boshatisin raftet e supermarketeve

ANGLI-  Ndërkohë që në Britaninë e Madhe numri i viktimave nga Coronavirusi ka shkuar në 55 dhe atyre të infektuar në më shumë se 1.500 persona ende qeveria nuk ka marrë masa të shtërnguara veç këshillimeve se si duhet të veproin qytetarët që shfaqinj shenja dyshimi. Shkollat vazhdoin të jenë të hapura, institucionet shtetërore dhe kompanit e ndryshme private vazhdojnë punën normalisht dhe transporti urban po ashtu. Por sot nga mesdita e në vazhdim duket se ka filluar të shfaqet panik, ku ka filluar të paksohet numri i udhëtarëve dhe të boshatisen super marketet ushqimore.

Nga një investigim i shkurtër i Dosja.al që ka bërë në Londër, rezulton se transporti ka filluar të paralizohet dhe Supërmarketet të boshatisen , kryesisht ato ushqimore të konsumit të përditshëm. Në stacionin e trenit në Peccadilly në qendër të Londrës, ku në ditët normale lëvizin me mijra njerëz, sot për minuta të tërë, siç duket edhe nga pamjet e videos më posht rezulton i boshatisur. Gjithashtu nga vëzhgimi në një nga lagjet më të njohura dhe më të pasurat Richmond, e cila njihet si lagjia e të pasurve, na rezultoi se dy Supërmarketet kryesore dhe më të njohurit në Britani Waitros dhe Tesko ishin boshatisur. Ku kryesisht mungonte 100% buka, produktet e tjera ushqimore si Mielli, Sheqeri, Makaronat, Orizi dhe shumë produkte të fruta perimeve.

Mesa duket paniku ka filluar të kamufloj edhe Londrën, por le të shohim se çfar do të ndodh nesër dhe çfarë masash do të marrë qeveria. Megjithëse është dekaruar për 55 viktima dhe mbi 1500 të infektuar, dyshimet janë për një shifër shumë më të madhe të infektuarve 35 000 deri më 50 000. Kryeministri Johnson u ka bërë thirrje qytetarëve se,  të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të shmangin udhëtimin “jo të nevojshme” dhe kontaktin me të tjerët për të frenuar koronavirusin – pasi numri i të vdekurve në vend arriti në 55.

Në kuadër të masave të reja Johnson tha që njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia, kur është e mundur. Gratë shtatzëna, personat mbi moshën 70 vjeç dhe ato me probleme shëndetësore duhet të respektojnë këshillat e rëndësishme të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë. Njerëzve me probleme të virusit ju kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për 12 javë.

Masat kryesore të qeverisë janë: Të gjithë duhet të shmangin tubimet dhe vendet e mbushura me njerëz, siç janë klubet e pijeve, kafet, restorantet, kinemat dhe teatrot. Të gjithë duhet të punojnë nga shtëpia nëse munden. Të anullohen të gjitha vizitate panevojshme tek miqtë dhe të afërmit. Njerëzit duhet të përdorin vetëm Qendrat e Mbrojtjes së Shëndetit Publik, për të marrë këshillat e nevojshme, si dhe në web e QMSHP.

Deri në fundjavën e ardhshme, ata me kushte më serioze shëndetësore duhet të “mbrohen kryesisht nga kontakti shoqëror për rreth 12 javë”. Mbretëria e Bashkuar tani është “tre javë” pas Italisë – vendi më i goditur në Evropë. Nëse një person në çdo familje ka një kollë ose ethe të vazhdueshme, të gjithë që jetojnë atje duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë. Ata njerëz duhet, nëse është e mundur, të shmangin largimin nga shtëpia “madje edhe për të blerë ushqim ose sende të domosdoshme” – por ata mund të largohen nga shtëpia “për stërvitje dhe, në këtë rast, në një distancë të sigurt nga të tjerët”. 

Shkollat nuk do të mbyllen për momentin. Këshilltari kryesor mjekësor Prof Chris Whitty tha se grupi i njerëzve që duhet të bëjnë “kujdes të veçantë për të minimizuar kontaktin e tyre shoqëror” janë: Personat mbi moshën 70 vjeç; Të rriturit e tjerë, të cilët normalisht do të këshilloheshin të kishin vaksinën e gripit (siç janë ata me sëmundje kronike); Gratë shtatzëna; Kryeministri Johnson u ka bërë thirrje Londinezëve që tu kushtojnë vëmendje të veçantë këshillave pasi virusi po përhapet më shpejt në kryeqytet sesa gjetkë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boshatisen supermarketet koronavirusi ne angli masat kunder covid 19 boshatisen supermarketet koronavirusi ne angli masat kunder covid 19

Sondazh

Poll