Bota

Infektohen me Covid-19 moderatori italian, Piero Chiambretti dhe nëna e tij

17 Mars 2020, 19:06 Nga DOSJA
Infektohen me Covid-19 moderatori italian, Piero Chiambretti dhe nëna e tij

ITALI– Moderatori njohur italian Piero Chiambretti së bashku me nënën e tij kanë rezultuar pozittiv pasi janë testuar për koronavirus. Aktualisht ndodhen në urgjencën e spitalit Mauriziano në Torino, por fatmirsisht gjendja e tyre shëndetësore nuk është e rënudar.

Ndërkohë, ‘Mediaset’ ditët e fundit kishte urdhëruar  pezullimin e programit të realizuar nga Piero Chiambretti, pqr arsye të koronavirusit. Mësohet se po kontaktohen të gjithë personat që kishte kontaktuar  me moderatorin. Ndërsa aktorja Serena Grandi ka zbuluar se ka qenë pranë tij dy herë gjatë periudhës së fundit.

“Ne u përqafuam dhe u puthëm me njëri-tjetrin dhe duke pritur të kuptoj se çfarë protokolli duhet të ndjek, e vendosa veten në karantinë”.- ka thënë ajo. Po ashtu ajo ka shtuar se i vjen keq për moderatorin dhe nënën e tij, duke uruar që të shërohen sa më shpejt, ndërkohë është e shqetëuar dhe për shëndetin e saj pasi a pasur simptoma të koronavirusit.

“Më vjen shumë keq për Piero-n. Ata më thanë që ai ka bronkopneumoni, shpresoj që ai të shërohet së shpejti. Unë jam gjithashtu shumë e shqetësuar për nënën e moshuar. Tani që mendoj për këtë pasi isha e ftuar nga ai, kam pasur ethe dhe kollë të keqe që zgjati vetëm disa ditë dhe mendova se ishte shkaktuar nga radioterapia që duhej t’i nënshtrohesha për kancerin e gjirit. Pas Chiambretti-t isha e ftuar dy herë edhe nga Barbara D’Urso. Shpresojmë që gjithçka të përfundojë për më mirë”.- ka thënë aktorja.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: Corrieradellosport

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota piero chiambretti selena grandi piero chiambretti selena grandi

Sondazh

Poll