Bota

Nxirret me urgjencë nga Londra/ Frika nga covid-19, izolohet Mbretëresha e Anglisë, s’dihet kur rikthehet në pallatin

17 Mars 2020, 19:34 Nga DOSJA
Nxirret me urgjencë nga Londra/ Frika nga covid-19, izolohet

ANGLI-Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II do të largohet nga pallati mbretëror deri pas periudhës së Pashkëve. Mësohet se arsyeja e largimit të saj është bërë përhapja e pandemisë së koronavirusit në kryeqytet.

Ajo do të zhvendoset në kështjellën Ëindsor për një periudhë të pacaktuar kohore, ndërkohë që për të janë ndjekur të gjithë udhëzimet e qeverisë.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht të moshuarve që të shmangin të gjitha kontaktet që nuk i kanë të nevojshme.

Elizabetha e II, muajin tjetër do festojë ditëlindjen e saj të 94-të por nuk dihet nëse do të zhvillohet festa e përvitshme.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi:Dailymail

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne angli mberteresha elizabeta e ii coronavirusi ne angli mberteresha elizabeta e ii

Sondazh

Poll