Bota

Po vinin nga Italia, kthehet mbrapsht autobusi me udhëtarë i nisur drejt Kosovës, ministri: Transporti është i ndaluar

17 Mars 2020, 15:20 Nga DOSJA
Po vinin nga Italia, kthehet mbrapsht autobusi me udhëtarë i nisur

KOSOVË– Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka ndaluar një autobus me udhëtarë nga Italia që të hyjë në Kosovë. Kjo sipas tij, ndodhi sepse nisja ishte bërë në mënyrë ilegale dhe pa autorizim të Ministrisë.

Ministri Abdixhiku shtoi gjithashtu se autobusi  është kthyer prapa në Kroaci, duke zbatuar urdhërin e kryeministrit Albin Kurti për pezullimin e çdo transporti, tokësor apo ajror deri në një vendim të dytë.

“Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci. Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë. Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë,”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 2,158.  Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove lumir abdixhiku koronavirusi ne kosove lumir abdixhiku

Sondazh

Poll