Politike

S’bindi dot qytetarët të qëndronin në shtëpi, Rama u kërkon ndihmë shqiptarëve në Itali: Flisni me të afërmit tuaj,

17 Mars 2020, 14:25 Nga DOSJA
S’bindi dot qytetarët të qëndronin në shtëpi,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot të gjithë qytetarët që jetojnë në Itali, që kanë shkruar në profilin e tij në Facebook, dhe shprehin solidaritet me Shqipërinë. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se  të gjithë ata që janë në Itali duhet të flasin dhe shkruajnë sa më shumë me të afërmit e tyre në Shqipëri, t’u japin forcë e kurajo e të tregojnë të vërtëtën. Më tej Rama shkruan se të gjithë duhet ta kuptojnë se jemi në një luftë dhe të mbledhin mendjen.

? FALEMINDERIT NGA THELLËSIA E ZEMRËS TË GJITHËVE JU QË JENI NË ITALI DHE SHKRUANI NË FAQEN TIME FJALË TË NDJERA, TË MENÇURA, TË VËRTETA NGA ZONA E DHIMBJEVE MË TË MËDHA TË LUFTËS?

? JU LUTEM SHKRUANI SA TË MUNDENI, KURDO E KUDO MUNDENI PËRMES FEJSBUKUT TUAJ DHE FOLUNI SA MË SHUMË NËPËR TELEFONA TË AFËRMVE E MIQVE TUAJ KËTU NË SHQIPËRI, JEPUNI KURAJO E FORCË DUKE U THËNË TË VËRTETËN! NDIHMONI QË ATA QË S’E KANË KUPTUAR APO S’DUAN TA KUPTOJNË AKOMA, QË JEMI NË NJË LUFTË TË VËRTETË DHE ANKOHEN SIKUR JEMI NË NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, TË VIJNË SA MË SHPEJT NË VETE E TË MBLEDHIN MENDJEN! ? VIVA L’ITALIA??RROFTË SHQIPËRIA??”, shkruan Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll