Politike

Këstet e kredive/ Rama jep lajmin e shumëpritur për bizneset: Do t’u japim zgjidhje sot, ma bëni hallall se po përpiqem m

17 Mars 2020, 13:52 Nga DOSJA
Këstet e kredive/ Rama jep lajmin e shumëpritur për bizneset: Do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kredive për bizneset do t’u jepet zgjidhje që sot, pas një marrëveshjeje që ka planifikuar të fimrosë me guvernatorin e Bankës së Shqipëris,ë Genc Sejkos. Në një status në Fcebook, Rama shkruan se brenda pak orëve do t’u jepet zgjidhje hallit me bankat.

“Lidhur me ankesat që më kanë dërguar disa prej jush, të cilët kanë hasur sot vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në vështirësinë e luftës, sapo kam folur me guvernatorin e bankës së shqipërisë. brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, që unë dhe guveratori do ta firmosim sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat! rrini të qetë dhe bëni durim, italia masat ekonomike i mori pas një muaji, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë, ndërsa ne do t’i kemi gati këtë javë! Kurse biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen sot! na i bëni hallall shqetësime të tilla dhe mos e vini asnjë sekondë në dyshim se mua më keni në krah dhe me sytë e veshur hapur ditë-natë për të lexuar e dëgjuar hallet tuaja! ju të gjithë jeni familja ime në këtë luftë dhe asgjë që do ta bëja për familjen time, nuk do ta lë pa bërë për ju! Me mish e me shpirt!“- shkruan Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll