Politike

Veliaj mori vendimin për shtyrjen e detyrimeve të bizneseve/ PD: Këtë e propozoi Basha më 11 mars (VD)

17 Mars 2020, 11:26 Nga DOSJA
Veliaj mori vendimin për shtyrjen e detyrimeve të bizneseve/ PD:

Tiranë– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar për vendimin  e fundit të Bashkisë Tiranë për të shtyrë detyrimet e bizneseve deri në qershor, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.  Zhupa shprehet se vendimi i marrë nga bashkia është propozuar nga Lulzim Basha më 11 mars, ku krydemokrati  u shpreh se bizneset nuk duhet të paguajnë taksa dhe tarifa vendore për të pakten 3 muaj.

Reagimi i plotë:

“Masa e marrë nga Bashkia e Tiranës sot për bizneset është ekzakt çfarë Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar që në 11 Mars: Bizneset në zonat e prekura nga COVID-19 të mos paguajnë taksa dhe tarifa vendore për të pakten 3 muaj. Të njëjtën gjë kërkuam edhe dje. Janë gjithmonë një hap pas propozimeve tona. Gjithmonë të vonuar dhe pa ide për t’u shërbyer në kohë qytetarëve. Rëndësi ka që ndjekin opozitën dhe zbatojnë propozimet e Partisë Demokratike në dobi të interesit të qytetarëve, të shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së tyre. Lehtësimi i bizneseve nga taksat në Tiranë është jetik. Nën drejtimin e Erion Veliajt, nga vjet, ato janë rritur me 33 %.“, shprehet ajo.

Në Shqipëri ka shkuar në 55 numri i të prekur dhe një prej tye ka humbur jetën. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ina zhupa koronavirusi ne shqiperi lulzim basha taksat per biznesin ina zhupa koronavirusi ne shqiperi lulzim basha taksat per biznesin

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 21:53

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ashtu si të gjithë shqiptarët është izoluar në shtëpinë e saj. Në një lidhje direkte për emisionin “Open...