Politike

Vetëm dhe me kokën ulur, Rama takon online homologët: Ballkani Perëndimor ka nevojë për importe mjekësore, BE të na ndih

17 Mars 2020, 10:35 Nga DOSJA
Vetëm dhe me kokën ulur, Rama takon online homologët: Ballkani

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një takim online me homologëve e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kancelarin Austrian, si dhe me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Rama thotë se ky takim ka në fokus, furnizimin e vendeve të Ballkanit me mjete mjekësore, si dhe përkrahjen nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar biznesin privat. Rama ka ndarë me shqiptarët edhe disa foto nga përgatitjet, ku shefi i qeverisë shihet vetëm, në tavolinën e Këshillit të Ministrave.

Njoftimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

? MBLEDHJA E KRYEMINISTRAVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR ME KANCELARIN E AISTRISË, SEBASTIAN KURZ, ME PJESËMARRJEN E KOMISIONERIT PËR ZGJERIMIN, OLIVER VARHELYI, PO ZHVILLOHET ONLINE NË DATËN E PARACAKTUAR

? GARANTIMI I AKSESIT TË VENDEVE TË RAJONIT TONË NË TREGUN EUROPIAN PËR IMPORTET MJEKËSORE GJATË LUFTËS ME VITUSIN

? PLANI EKONOMIK I REAGIMIT NDAJ PASOJAVE TË LUFTËS MBI BIZNESIN E MBI PUNONJËSIT E SEKTORIT PRIVAT, TË DETYRUAR TË RRINË NË SHTËPI DHE KONTRIBUTI I BE PËR VENDET E RAJONIT TONË NË KËTË REAGIM

 

? MBLEDHJA E KËSHILLIT EUROPIAN JAVËN E ARDHSHME, KU DO TË DISKUTOHET EDHE VENDIMMARRJA PËR ÇELJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM ME SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT

? SHQIPËRIA KA VEPRUAR SHPEJT E SAKTË NË MARRJEN E MASAVE SHTRËNGUESE DHE NDËRKOHË QË LUFTA VAZHDON, PLANI EKONOMIK I REAGIMIT NDAJ PASOJAVE PO MERR FORMË.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur dhe një viktimë. 7 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 21:53

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ashtu si të gjithë shqiptarët është izoluar në shtëpinë e saj. Në një lidhje direkte për emisionin “Open...