Politike

COVID-19/ Soreca: BE e gatshme të ndihmojë Shqipërinë

17 Mars 2020, 12:01 Nga DOSJA
COVID-19/ Soreca: BE e gatshme të ndihmojë Shqipërinë

Tiranë- Ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar se Bashkimi Europian është i gatshëm të mbështetës Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë për situatën e krijuar, pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Soreca ka deklaruar se një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“BE-ja është e gatshme të mbështesë rajonin, Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, në adresimin e shpërthimit të COVID19. Komisioni Europ  po shikon gjithashtu mundësitë për të ridrejtuar fondin IPA. Një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shprehet ai. 

Ambasadori ka publikuar edhe një status të Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili shkruan: “Nenvizova rëndësinë e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë javën e ardhshme si një sinjal për Ballkanin Perëndimore në këto rrethana. Po shohim gjithashtu mundësinë e ridrejtimit të fondeve të paraanëtarësimit IPA  në sektorin ekonomik dhe social në vendet e Ballkanit  me ndihmën shtetërore për bizneset”.

 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur dhe një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi luigi soreca koronavirusi ne shqiperi luigi soreca

Sondazh

Poll