Politike

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhely, kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

17 Mars 2020, 11:50 Nga DOSJA
Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhely, kërkon hapjen e negociatave

BRUKSEL– Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me hapjen e negociatave, një ditë para takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian që do të mbahet nesër në Bruksel.

Komisioneri thekson ka theksuar rëndësinë e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Varhélyi ka thënë se shohin mundësinë e ridrejtimit të fondeve të paraanëtarësimit IPA në sektorin ekonomik dhe social në vendet e Ballkanit me ndihmën shtetërore për bizneset.

 “Nenvizova rëndësinë e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë javën e ardhshme si një sinjal për Ballkanin Perëndimore në këto rrethana. Po shohim gjithashtu mundësinë e ridrejtimit të fondeve të paraanëtarësimit IPA  në sektorin ekonomik dhe social në vendet e Ballkanit  me ndihmën shtetërore për bizneset.”- ka shkruar komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhélyi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike maqedoni e veriut shqiperia maqedoni e veriut shqiperia

Sondazh

Poll