Politike

“Vështirë të jesh larg miqve”, ambasadorja e SHBA-ve e vetme në shtëpinë e re në Tiranë, Yuri Kim e kalon kohën duk

17 Mars 2020, 12:06 Nga DOSJA
“Vështirë të jesh larg miqve”, ambasadorja e SHBA-ve

TIRANË– Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë po i kalon ditët e izolimit duke u marrë me shtëpinë e saj të re. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se largësia ndaj miqve dhe kolegëve ka qenë e vështirë për të dhe se ka vendsour të sistemojë librat.

Largësia fizike nga miqtë dhe kolegët është e vështirë, por le ta shfrytëzojmë kohën sa më mirë, të ruajmë një frymë pozitive dhe të bëjmë detyrën tonë në parandalimin e përhapjes së COVID-19,”-shkruan ajo në Instagram teksa poston foto nga shtëpia e saj.

 

 

My household shipment arrived from US last week, so I’ll be spending the day organizing books & hanging pictures at my new home in #Tirana. Physical separation from friends & colleagues is hard, but let’s make use of the time, keep spirits up & do our part to prevent spread of COVID-19. Thanks to all health care & law enforcement officials for being in the front lines!

A post shared by Yuri Kim (@usambalbania) on

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur dhe një viktimë. 7 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi yuri kim koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll