Politike

“Fli se të erdhi dita, mos u trego njerëzve si duket virusi nga hëna”, Rama ironizon planin e masave të Bashës

17 Mars 2020, 13:28 Nga DOSJA
“Fli se të erdhi dita, mos u trego njerëzve si duket virusi nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit prezantoi një plan me tetë pika se si duhet menaxhuar kriza që ka sjellë Covid-19 në vend. Në një status në Twitter, Rama shkruan se Basha duhet të flejë se tashmë i ka ardhur dita. Me ironi, kryeministri rikujton gabimin e kryeopozitarit ‘7*7=42’ dhe shkruan se Basha duhet të lajë sytë e duart që ta kuptojë se është zgjuar dhe të mos u tregojë njerëzve si duket virusi nga Hëna.

“Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7X7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! Fli o xhan fli se të erdhi dita po pas duarve laj edhe sytë që ta kuptosh se je zgjuar e mos i tregosh miletit si duket virusi nga hëna,”- shkruan Rama.

Vetëm pak më parë, Basha ka shpalosur planin e masave ekonomike dhe sociale, për situatën e krijuar në vend pas përhapjes së koronavirusit.  Basha ka publikuar 8 propozimet, ku në një prej tyre thuhet se që të pezullohen për një periudhë 3-mujore pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të paguhen më vonë me këste 12-mujore. Basha deklaron se masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD janë të qarta dhe lehtësisht të zbatueshme.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll