Politike

‘S’do të vijë fundi i muajit pa pagë…’, kryeministri Edi Rama mesazh të gjithë të izoluarve: Të enjten kemi gati

17 Mars 2020, 11:12 Nga DOSJA
‘S’do të vijë fundi i muajit pa pagë…’,

TIRANË- Të enjten do të jetë gati plani i garancisë për pagat e punonjësve të bizneseve të mbyllura për shkak të COVID-19. Premtimi është bërë nga kryeministri Edi Rama, në përfundim të takimit online që zhvilloi me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, kancelarin austriak dhe Komisionerin për Zgjerimin. Rama iu bën thirrje të gjithëve të rrinë të qetë dhe të bëjnë durim, dhe se fundi i muajit do t’ju sjellë edhe pagën.

REAGIMI I PLOTË I RAMËS:

JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM, TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!

 

? NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!

? DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!

Reagimi i kryeministrit vjen në kohën kur bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur dhe një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 21:53

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ashtu si të gjithë shqiptarët është izoluar në shtëpinë e saj. Në një lidhje direkte për emisionin “Open...