Politike

“Virusi nuk vritet me postblloqe”, Kryemadhi kundër masave drastike: Jam partizane e mos panikosjes, në Itali s’të ndal

17 Mars 2020, 08:51 Nga DOSJA
“Virusi nuk vritet me postblloqe”, Kryemadhi kundër masave

TIRANË– Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se Covid-19 nuk virtet me postblloqe dhe as me masat drastike që ka marrë qeveria. Në një lidhje telefonike për “Open”, Kryemadhi tha se në Itali nuk ka ndaluar askush ecjen në këmbë.

“Unë mendoj që virusi nuk vritet me postblloqe. Se në Itali nuk ka ndaluar njeri të ecurin në këmbë.
Frika e kryeministrit nuk do të thotë që parandalon koronavirusin. Se s’do të thotë që të gjithë janë me probleme me frymëmarrjen. Vështirësit në frymëmarrje që ka ai, se e kuptoj janë më të prekurit ata. Por kjo s’do të thotë që ai s’duhet të marri përgjegjësitë e veta. Ai po ashtu të largohet se ka socialistë të ndershëm…”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë, e pyetur nëse kishte frikë nga virusi i ri, kryetarja e LSI u shpreh së është partizane e të mos përhapurit panik.

“Nuk jam e shqetësuar. Unë jam gjithmon partizane që të mos panikosemi. Paniku i atij që drejton gjithë projektin krijon pasoja të tjera shumë të mëdha. Unë mendoj që gjëja kryesore për të cilën duhet të jemi të shqetësuar është shëndeti i qytetarëve,”- vijoi më tej Kryemadhi.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51 të prekur. Shkon në 7 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar, nga Spitali i Durrësit dhe spitali “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Dy ditë më parë u miratua dhe Akti Normativ, që detyron spitalet private që të jenë në shërbim të shtetit gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. Po ashtu gjoba do ketë dhe për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi monika kryemadhi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi monika kryemadhi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2020, 21:53

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ashtu si të gjithë shqiptarët është izoluar në shtëpinë e saj. Në një lidhje direkte për emisionin “Open...