Bota

349 të vdekur brenda një dite, shkon në 2159 numri i viktimave në Itali

16 Mars 2020, 17:20 Nga DOSJA
349 të vdekur brenda një dite, shkon në 2159 numri i viktimave

ITALI – Italia ka raportuar edhe 349 viktima brenda një dite. Ky, një numër i lartë i rasteve të reja të raportuara në një ditë të vetme që nga fillimi i shpërthimit, duke e çuar numrin total të viktimave në 2159.

Tani Italia ka konfirmuar në rang kombëtar mbi 27 mijë raste me koronavirus, ku me këtë bilanc renditet e dyta në botë pas Kinës për numrin e të infektuarëve dhe viktimave nga koronavirusi.

Ndërkohë kryeministri italian Giuseppe Conte, ditën e sotmemiratoi dekretin ‘Cura Italia’ për emergjencën e koronavirusit, ku ka tha se do jepen 25 miliardë euro për familjet dhe bizneset

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2159. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: noinotizie.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll