Bota

Nuk vdesin vetëm të moshuarit, covid-19 nuk njeh moshë/ Në Spanjë trajneri 21-vjeçar vdes nga koronavirusi, vuante edhe ng

16 Mars 2020, 16:08 Nga DOSJA
Nuk vdesin vetëm të moshuarit, covid-19 nuk njeh moshë/ Në

SPANJË-Francisco Garcia , trajneri i të rinjve të Atletico Portada Alta , një klub futbolli nga Malaga, ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes së koronavirusit mbrëmjen e djeshme.

Ai ishte vetëm 21 vjeç dhe prej kohësh vuante edhe nga leuçemia. Deri më tani kjo është vdjekja e parë nga virusi në moshë kaq të re. Sipas mediave të huaja, thuhet se nëse ai nuk do të kishte sëmundjen e leuçemisë, do t’ja hidhte paq. 

Presidenti i Portada Alta, Pepe Bueno në një postim në Facebook tha: “Francisco ishte një djalë i shkëlqyeshëm dhe një trajner shumë i talentuar. Të gjithë jemi akoma të tronditur. Spitali më telefonoi në ora 7 pasdite të Dielën për të thënë se gjendja e tij ishte stabilizuar, por më pas një orë më vonë… Koronavirusi u bashkua me një sëmundje të keqe që ai kishte. Unë nuk mund të besoj se ka ndodhur.”- shkruhet në postimin e tij.

Ndërsa klubi në një deklaratë është shprehur : “Nga Atletico Cotada Alta ne dëshirojmë të shprehim ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e trajnerit tonë Francisco Garcia i cili na ka lënë, për fat të keq, për fat të keq, sot.”

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne spanje francisco gracia coronavirusi ne spanje francisco gracia

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2020, 15:52

IZRAEL– Levitt nuk krijoi vaksinën kundër  COVID-19, as nuk shpiku ndonjë kurë, por thjeshtë përdori numrat. Në bazë të statistikave ai doli në përfundimin se n...