Bota

Mund të shkaktojë kancer/ Nuk mjaftoi vetëm koronavirusi, Lindja e Mesme përballet dhe me stuhinë që po përmbys vendin, n

16 Mars 2020, 16:58 Nga DOSJA
Mund të shkaktojë kancer/ Nuk mjaftoi vetëm koronavirusi, Lindja

LINDJE E MESME– Teksa e gjithë bota, është alarmuar nga pandemia e koronavirusit, e cila ka marrë mijëra jetë njerëzish, Lindja e Mesme është përballur edhe me një rrezik tjetër.

Siç duket edhe në videon e publikuar nga mediat vendase, një stuhi e fuqishme ka ngritur rënën në ajër dhe ka errësuar qiellin. Pamjet janë filmuar në Amani të Jordanisë, ku shihet se si stuhia përfshinë të gjithë aeroplanët e parkuar.

Stuhitë e rërës janë një fenomen meteorologjik i zakonshëm në rajonet me shkretëtira.
Jo vetëm që ato ndikojnë negativisht në ekonomi, por edhe ekspozimi i gjatë i njerëzve ndaj këtyre stuhive shkakton sëmundje të pashërueshme si kancer i mushkërive.

Ndërkohë që koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stuhia me rere ne jordani stuhia me rere ne jordani

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2020, 15:52

IZRAEL– Levitt nuk krijoi vaksinën kundër  COVID-19, as nuk shpiku ndonjë kurë, por thjeshtë përdori numrat. Në bazë të statistikave ai doli në përfundimin se n...