Bota

‘Bazooka’ qeverisë Gjermane në ndihmë të Ekonomisë!

16 Mars 2020, 17:10 Nga DOSJA
‘Bazooka’ qeverisë Gjermane në ndihmë të

GJERMANI- Gjermania ka premtuar që të disbursojë një shumë të konsiderueshme monetare për ekonominë si pasojë e goditjes nga koronavirus. Ministri i Financave gjermane Olaf Scholz e përshkroi këtë si një “bazooka” e madhe që do të ulte krizën që pritet të godasë ekonominë më të madhe të eurozonës.

Lëvizja qe pjesë e një serie masash që janë ndërmarrë nga qeveritë dhe rregullatorët në gjithë Europën për të rregulluar tregun, për shkak të frikës se pandemia mund të nisë një recension global.

Kjo lëvizje vjen kur Ursula von der Leyen, presidente Komisionit Europian, foli për një krizë që cirusi COVID-19 mund të tejçojë edhe në ekonomitë e BE-së dhe I kërkoi vendeve anëtare që të japin përgjigjen e duhur për të.

Ministri Scholz u shpreh se qeveria do të gjenerojë një shumë të palimituar likuiditeti për të asistuar kompanitë gjermane që do të preken nga pandemia, kështu që ato mos ndalojnë furnizmin në gjithë vendin gjithashtu.

Paketa e zbuluar të premten nënkupton një ekspansion të kredive që do të jepen nga KfW, banka shtetërore e zhvillimit. Kompanive do t’u lejohet që të shmangin miliarda euro taksa. “Kjo është një bazooka, ne do ta përdorim gjithçka që kemi”, u shpreh ministri Scholz përpara gazetarëve në Berlin duke siguruar se nuk ka tavan për kreditë që KfW do të japë.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani olaf scholz qeveria ne gjermani koronavirusi ne gjermani olaf scholz qeveria ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2020, 15:52

IZRAEL– Levitt nuk krijoi vaksinën kundër  COVID-19, as nuk shpiku ndonjë kurë, por thjeshtë përdori numrat. Në bazë të statistikave ai doli në përfundimin se n...