Bota

Hero me ‘bluzë të bardhë’/ Mjeku Italian u infektua me koronavirus, pas shërimit kërkon të kthehet në punë: Kolegët

16 Mars 2020, 16:43 Nga DOSJA
Hero me ‘bluzë të bardhë’/ Mjeku Italian u infektua

ITALI– Një mjek 57- vjeçar, i cili ishte infektuar me sëmundjen e koronavirusit tashmë është shëruar. Mirëpo pavarësisht kësaj ai nuk ka harruar misionin e tij dhe ka kërkuar që të kthehet përsëri në detyrë që t’u shërbejë pacientëve të infektuar nga Covid-19.

Kirurgu që është identifikuar si R.I, u infektua teksa shërbente në spitalin e Alzanos në Lombardi por pas 15 ditësh në karantinë, testeve për koronavirus atij iu kthyen pas si negativë.

“Mua më shkoi mirë, temperaturën nuk e pata më të lartë se 37 gradë. Por dua të shkoj menjëherë në spital, sepse janë disa mjekë të tjerë në karantinë dhe aty ka shumë nevojë për mua”,- ka thënë mjeku R. I.

Sipas mediave vendase, ai është pyetur nëse izolimi është rruga e drejtë, ndërsa ai është shprehur se kjo është mënyra më e mirë për ta mposhtur.

 “Po, sepse ky virus ka një aftësi përhapjeje, e cila nuk është parë kurrë më parë”.

Karantinën në shtëpi rrëfen se e kaloi mes kuzhinës, librave dhe kurseve online. Alzano Lombardo ishte një prej vatrave të para në shpërthimit të virusit në Bergamo. Kriza atje nisi diku nga 22 apo 23 shkurti, e pak ditë më vonë, mjeku zbuloi se ishte dhe vetë pozitiv.

“Të gjithë pacientëve, të rinj e të vjetër, u them të njëjtën gjë: do të bëjmë maksimumin tonë për t`ju shëruar”, -shprehet R.I.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova sot ka shënuar 15 të infektuar. Në Shqipëri, situate është më e rëndë pasi deri më tani 51 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne itali mjeku italian coronavirusi ne itali mjeku italian

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2020, 15:52

IZRAEL– Levitt nuk krijoi vaksinën kundër  COVID-19, as nuk shpiku ndonjë kurë, por thjeshtë përdori numrat. Në bazë të statistikave ai doli në përfundimin se n...