Presidentja e Komisionit Evropian: Të mbyllim kufijtë e BE për 30 ditë, ngadalësojmë përhapjen e COVID-19
BRUKSEL- Presidentja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyën, ka bërë me dije sot një vendim që ka marrë intitucioni që ajo drejton. Në një konferëncë për mediat, von der Leyen u shpreh se ka propozuar një kufizim fillestar 30-ditor për të gjithë udhëtimet jothelbësore në Bashkimin Europian.
Masa po u propozohet të gjithë liderëve të BE-së, si dhe vendeve evropiane që janë brenda zonës pa kufij të Schengenit. Përjashtimet do të zbatohen për banorët afatgjatë të BE-së, anëtarët e familjes të shtetasve dhe diplomatëve të BE-së. Po ashtu bëhet me dije se personeli thelbësor si mjekët, infermierët, studiuesit dhe ekspertët që ndihmojnë në adresimin e koronavirusit duhet të vazhdojnë të lejohen në Bashkimin Europian.
PJESË NGA DEKLARATA
Bashkimi Evropian po përballen me krizën që ka kapluar sektorin e shëndetit publik për shkak të koronavirusit. Sistemi i mjekësisë është nën një trysni shumë të madhe. Prandaj vendet anëtarë kanë marrë masa të fortë për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Këto masa janë të efektshme vetëm nëse janë të koordinuara. Ne duhet të mbrojmë njerëzit nga përhapja e virusit dhe në të njëjtën kohë qarkullojnë të mirat materiale. Kështu që ne propozojmë të ashtuquajtuarat rrugët e gjelbërta duke i dhënë përparësi transportit të gjërave esenciale për të siguruar vazhdimësinë ekonomike. Duhet të bëjmë më shumë për të ulur presionin. Në Europë jemi shumë të prekur. Nëse ulim interaktivitetin, ulim edhe shpejtësinë e përhapjes. Sa më pak të udhëtojmë, aq më shumë e parandalojmë. Unë propozova kufizimin e përkohshëm të udhëtimit jot ë nevojshëm brenda BE për 30 ditë. Periudha do të zgjatet nëse është e nevojshme. Ka përjashtime: ata që kanë kohë që jetojnë në BE; familjarë të atyrë që jetojnë në vendet e BE-së dhe diplomatë. Po ashtu do të përfshihen edhe mjekët, ndërtuesdit, infermierët dhe të gjithë ata që mund të ndihmojnë për koronavirusin mund të lëvizin në BE. Edhe ata që shpërndajën mallra do të lejohen. Pse? Sepse duhet të vazhdojnë furnizimet, sidomos ushqimet apo dhe mjekimet. Sa për ekonominë do të diskutoj sot masa me liderët e G-7, me të cilët do të marrim masa për të mbështetur ekonominë.
Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Shkencëtarët ‘luajnë duart’/ Nis testimi i vaksinës kundër koronavirusit, provëzat e para testohen tek 45 persona, të
SHBA- Vaksina kundër sëmundjes së koronavirusit, do të nis të testohet edhe tek njerëzit. Sipas mediave të huaja, injeksionin në fillim do ta bëjnë 45 persona, ...
Britanikët nuk i tremben koronavirusit/ Boris Johnson u kërkon ndihmë industrive për prodhimin e ventilatorëve, hotelet do
ANGLI– Britania e Madhe ndryshe nga shumë vende të tjera nëpër botë që janë prekur nga koronavirusi nuk ka marrë masa drastike për mbrojtjen e qytetarëve nga Co...
“Paratë tuaja janë të sigurta”, Kurti takon përfaqësuesit e bankave: Kemi marrë masa për lehtësimin e biznesit dhe p
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me të gjitha bankat private në Kosovë. Pas takimit, Kurti ka bërë publike disa detaje dhe shkru...
15 të infektuar me koronavirus në Kosovë, të sapofejuarit ‘pikasen’ që në aeroport, 26-vjeçarët vinin nga Londra
KOSOVË– Dy raste të reja të infektuar me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, duke e çuar totalin në 15. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombë...
FOTOT/ Dasmë në kohë të vështirë, çifti shqiptar jep puthjen e martesës përmes maskave: Dashuri në kohë korone
KOSOVË– Një çift shqiptar në Kosovë ka kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, edhe pse vendi i tyre ka shënuar të prekurit e parë nga koronav...
Studentja shqiptare që ka mbaruar për infermieri në ndihmtë të sëmurëve me COVID-19 në Itati
ITALI- Studentja shqiptare e infermierisë në Itali, Melisa Agollari po jep kontributin e saj në spitalin e Ankonës, ku po marrin trajtim mjekësor personat e pre...
Franca godet ‘Apple’ me një gjobë 1.1 miliardë euro, për praktikat monopole
FRANCË– Vendimi vjen mbi sjelljen e pretenduar të “Apple” kundër konkurencës në rrjetet e shpërndarjes dhe shitjes së saj.Autoriteti tha që dy nga shitësit...
Papa Françesku në rrezik, peshkopi francez që e takoi pak ditë më parë i infektuar me koronavirus
FRANCË– Peshkopi Delmates ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Imzot Delmas, peshkop i Dioqezës së Angers, i testuar pozitivisht në Covid19, njoftoi ...
Frika nga koronavirusi/ Kryeministri grek Mitsotakis, rezulton negativ në testin për Covid-19
GREQI– Koronavirusi vdekjeprurës kinez tashmë nuk po kursen as lider të fuqishëm, artistë e personazhe të njohur të ekranit.Së fundmi mediat greke kanë shkruar ...