Bota

Italia miraton fondin ‘Cura Italia’ për emergjencën e koronavirusit, Conte: 25 miliardë euro për familjet dhe bizneset

16 Mars 2020, 16:12 Nga DOSJA
Italia miraton fondin ‘Cura Italia’ për emergjencën e

ITALI– Italia e “gjunjëzuar” nga koronavirusi është ndër vendet më me numrin më të lartë të viktimave pas Kinës. Gjatë këtyre javëve qeveria italiane ka qenë në tension të mbajtjes së situatës nën kontroll.

Ditën e sotme kryeministri italian Giuseppe Conte, ka mbajtur një fjalim në konferencë pas mbledhjes me qeverinë ku ka bërë me dije de dekreti prej 25 miliard euro për familjet dhe bizneset është miruatuar.  Dekretti “Cura Italia” përmban masat ekonomike për t’iu përgjigjur emergjencës së koronavirusit.

“Masat mbështetëse janë një demonstrim konkret i pranisë së shtetit në emergjencen e koronavirusit. Ne mund të flasim për një ‘model italian” jo vetëm për sa i përket shëndetit, por edhe si një strategji ekonomike për t’iu përgjigjur krizës”, pohoi Conte.

Ndërkohë është mësuar se brenda pak ditësh do të ndërtohet një spitali i ri vetëm për  të sëmurët me koronavirus në Milano, pasi deri më tani është parë një mbipopullim i spitaleve ekzistente në vend.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe  Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: linkiesta.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota conte cura italia koronavirusi ne itali conte cura italia koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2020, 15:52

IZRAEL– Levitt nuk krijoi vaksinën kundër  COVID-19, as nuk shpiku ndonjë kurë, por thjeshtë përdori numrat. Në bazë të statistikave ai doli në përfundimin se n...