Bota

Rezultuan me koronavirus disa njerëz në hotel, mbyllet resorti i presidentit Donald Trump

16 Mars 2020, 16:43 Nga DOSJA
Rezultuan me koronavirus disa njerëz në hotel, mbyllet resorti i

SHBA– Koronavirusi ka paralizuar mbi 130 shtete në mbarë botën, duke bërë që jeta të “ndalojë” dhe njerëzit të mbyllen nëpër shtëpi.

Së fundmi nga mediat e huaja është mësuar se si shkak i virusit vdekjeprurës kinez, edhe resorti Mar-a Lago i presidentit amerikan Donald Trump do të mbyll dyert.

Kjo  pasi  gjendja alarmante që është krijuar edhe në SHBA ka ngajullur shumë panik për rrezikshmërinë e jetëvetënjerëzve.

Ndërsa resorti është mbyllur për disa ditë,  mësohet se ka  nisur dezinfektimi në të gjitha ambientet e godinës.

Masa të tilla drastike u morën pasi  numri i personave me koronavirus u shtua në hotelin e Trump një javë më parë.

Kujtojmë që  testit për koronavirus ju nënshtrua edhe vetë Trump, por rezultoi negativ.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba resorti mar-a lago donald trump koronavirusi ne shba resorti mar-a lago

Sondazh

Poll

Bota 16 Mars 2020, 15:52

IZRAEL– Levitt nuk krijoi vaksinën kundër  COVID-19, as nuk shpiku ndonjë kurë, por thjeshtë përdori numrat. Në bazë të statistikave ai doli në përfundimin se n...