Bota

9 të prekur nga Covid-19/ Kosova shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

15 Mars 2020, 20:47 Nga DOSJA
9 të prekur nga Covid-19/ Kosova shpall gjendjen e jashtëzakonshme

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka shpallur ditën e sotme gjendjen e jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik. Vendimi është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, vendim i cili ka hyrë menjëherë ne fuqi.

Ky vendim është marrë për shkak të përhapjes së koronavirusit, i cili tashmë ka prekur edhe Kosovën, ku numri i  të infektuarëve ka shkuar në 9.

Sa i përket katër rasteve të regjistruara së fundmi, tre janë nga Malisheva, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19 dhe një nga Podujeva. Ky i fundit raportohet të ketë ardhur nga Italia. Tashmë, qeveria ka futur në karantinë komunën e Vitisë, Malishevës dhe Klinës.

 

Pas Kosovës, Gjendjen e Jashtëzakonshme e ka shpallur edhe Serbia e cila numëron 48 raste të konfirmuara me koronavirus.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni coronavirusi ne kosove coronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll