Bota

Shifra alarmante/ 369 të vdekur brenda 24 orëve, shkon në 1809 numri i të vdekurve në Itali, Conte: Vëmendje maksimale nda

15 Mars 2020, 17:26 Nga DOSJA
Shifra alarmante/ 369 të vdekur brenda 24 orëve, shkon në 1809

ITALI– Italia ka raportuar 2853 raste të reja të koronavirusit, dhe 369 viktima brenda një dite. Ky, një numër i lartë i rasteve të reja të raportuara në një ditë të vetme që nga fillimi i shpërthimit, duke e çuar numrin total të viktimave në 1809.

Tani Italia ka konfirmuar në rang kombëtar 27.700 raste të reja, ku me këtë bilanc renditet e dyta në botë pas Kinës për numrin e të infektuarëve dhe viktimave nga koronavirusi.

Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana pas publikimit të numrit të  viktimave dhe rasteve të reja  ka thënë: Ne jemi afër kohës kur nuk do të kemi shtretër në renimacion.

Ndërsa kryeministri italian, Giuseppe Conte, deklaroi se në këto ditë të vështira vëmendja maksimale është drejt Lombardisë, epiqendrës së koronavirusit në Itali.

“Vëmendje maksimale ndaj Lombardisë, dhe siguria e mjekëve dhe infermierëve është një përparësi”.-ka thënë Conte.

Por ndërkohë  vendet e tjera po bllokojnë 19 milion maska të destinuara për t’iu dërguar Italisë në këto kohë të vështira.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1809. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima dhe në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para. Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip që merr jetë njerëzisht.

Burimi: tgcom24.mediaset

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota attilio fontana giuseppe conte koronavirusi ne itali attilio fontana giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll