Bota

Katër raste të reja me koronavirus, shkon në nëntë numri i të sëmurëve në Kosovë, ministri i Shëndetësisë thirrje

15 Mars 2020, 18:18 Nga DOSJA
Katër raste të reja me koronavirus, shkon në nëntë

KOSOVË– Pas analizave që u  janë bërë ditën e sotme dhe 70 personave të tjerë që kishin takuar 5 personat e infektuar, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.

Sipas mediave kosovare është mësuar se gjendja shëndetësore e 4 personave të infektuar me COVID-19 është stabile.

Kujtojmë që të premten u regjistruan edhe rastet e para në Klinë dhe Viti, ndërsa 4 rastet  e reja  të mbrëmjes së sotme janë tre të infektuar në Komunën e Malishevës, ndërsa një nga Llapi.

Lajmi është  bërë  me dije nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, i  cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të menaxhuar këtë situatë të vështirë dhe të mos dalin  nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve emergjente.

“Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus). Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik. Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.”– ka shkruar Vitija.

 

Ditën e djeshme në Kosovë u konfirmuan zyrtarisht dy të prekur me koronavirus në Kosovë, dhe një rast ditën e djeshme. Ndërsa mbrëmjen e sotme u shënuan edhe 4 raste duke e çuaar numrin total të të infektuarëve në 9 . Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Dy të infektuarit e parë janë: një vajzë 20 vjeç, shtetase e Italisë dhe një burrë i moshës 77 vjeç, nga Komuna e Vitisë, Kosovë. I tretë është një i afërm i 77-vjeçarit. Nga 4 rastet e fundit 3 janë në Komunën e Malishevës, ndërsa një rast në Llapi. Aktualisht, pacientët e konfirmuar pozitiv ndodhen të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 4 raste te reja ne kosove arben vitija koronavirusi ne kosove malisheve 4 raste te reja ne kosove arben vitija koronavirusi ne kosove malisheve

Sondazh

Poll