Bota

Del ilaçi për COVID-19/ Shkencëtarët holandezë: Prova tek minjtë ka rezultuar e suksesshme, presim ta aplikojmë dhe tek n

15 Mars 2020, 19:43 Nga DOSJA
Del ilaçi për COVID-19/ Shkencëtarët holandezë: Prova

HOLANDË- Një grup shkencëtarësh nga universiteti i Utrehtit në Holandë, kanë dhënë shpresa për vaksinën kundër koronavirusit, më herët se 18 muaj, kur ishte parashikuar afati për krijimin e saj.

Sipas mediave të huaja, ata kanë arritur të përshtasin përbërjen e një ilaçi të prodhuar më parë për sëmundjen e SARS-it, për të luftuar koronavirusin. Deri më tani provat që janë kryer fillimisht tek minjtë kanë dalë me rezultat, por pritet që të provohet edhe tek njerëzit.

Ekipi holandez thotë se ilaçi i ri, përmban anti-trupa që i bashkëngjiten proteinës e njohur me emrin Spajk që rrethon sipërfaqen e koronavirusit. Duke iu bashkangjitur kësaj proteine jetike për virusin, antitrupat ia bëjnë të pamundur koronavirusit penetrimin në brendësi të qelizës për t’u shumëfishuar.

Kjo është edhe arsyeja pse shkencëtarët holandezë thonë se ky ilaç ka një efekt tepër të rëndësishëm për trajtimin dhe parandalimin e COVID-19-ës. Ekipi është në pritje të përgjigjeve nga autoritetet pas aplikimit për t’iu nënshtruar provave rigoroze tek njerëzit.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1809. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima dhe në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para. Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip që merr jetë njerëzish.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ilaci kunder koronavirusit ilaci kunder koronavirusit

Sondazh

Poll