Bota

Krim makabër në Gjermani/ Adoleshentja godet 28 herë me thikë vëllain 3-vjeçar, me gjakun e tij shkruan mesazh për të ë

15 Mars 2020, 16:02 Nga DOSJA
Krim makabër në Gjermani/ Adoleshentja godet 28 herë me

GJERMANI-Një adoleshente në Gjermani, është akuzuar se ka vrarë me thikë vëllain  e saj të vogël dhe me gjakun e tij ka shkruar në mur një mesazh për të ëmën.

Sipas mediave të huaja, 15-vjeçarja e identifikuar me emrin Oliwia, dhe mësohet se e vrau 3-vjeçarin duke e goditur 28 herë me thikë. Adoleshentja ishte vetëm në shtëpi pasi  asaj i ishte kërkuar që të kujdesej për të 3-vjeçarin me ermin Niko.

Më pas policia e ka konfirmuar se ajo në mur ka shkruar me gjakun e tij, por që ajo ka refuzuar të tregojë se çfarë kishte shkruar. Kur nëna e tyre Agnieszka, 46-vjeçare u kthye në shtëpi  e gjeti djalin e saj,  Nikon të vdekur, ndërsa vajza e saj Oliëia ishte zhdukur. Oliëia u gjet më vonë rreth 10 km larg vendngjarjes dhe u arrestua pa rezistencë.

Ndërsa një ish-i dashur i nënës së Oliwia, me emrin Dimitër, tha: Agnieszka dhe unë u ndamë para tre muajsh, Oliëia ishte xheloze për të voglin dhe ndihej e lënë pas dore.”

Familja ishte me origjinë nga qyteti polak Lodz dhe ishte transferuar në Detmold të Gjermanisë në vitin 2013.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota niko niko

Sondazh

Poll