Bota

Gruaja e kryeministrit spanjoll rezulton pozitive me koronavirus

15 Mars 2020, 15:47 Nga DOSJA
Gruaja e kryeministrit spanjoll rezulton pozitive me koronavirus

SPANJË– Qeveria e Spanjës njoftoi se gruaja e Kryeministrit Spanjoll Pedro Sanchez rezultoi pozitive me koronavirus.

“Testet e kryera në orët e fundit në Moncloa (vendbanimi i kryeministrit) mbi njerëzit më të afërt me kryeministrin kanë rezultuar pozitive në rastin e gruas së tij, Doña Begoña Gómez”,– thuhet në deklaratë. “Të dy zonja Gomez dhe Presidenti janë mirë, të dy mbeten në La Moncloa dhe ndjekin masat parandaluese të vendosura nga autoritetet shëndetësore në çdo kohë”.

Spanja vuri 47 milion banorë të saj nën mbyllje të pjesshme, si pjesë e një gjendjeje të jashtëzakonshme 15-ditore për të luftuar epideminë e koronavirusit , duke qënë në vendin e dytë të prekur më keq nga epidemia COVID-19, pas Italisë.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1441.  SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Po kështu, rezultatet e analizave të Donald Trump kanë dalë negative. Në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para, ndërsa në Shqipëri  37 persona janë të infketuar dhe 1 tjetër humbi jetën.  Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip, që merr jetë njerëzisht.

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota begona gomez gruaja e kryeministrit spanjoll me koronavirus koronavirusi ne bote kryeministri spanjoll pedro sánchez begona gomez gruaja e kryeministrit spanjoll me koronavirus koronavirusi ne bote kryeministri spanjoll pedro sánchez

Sondazh

Poll