Bota

Nga nesër Gjermania do të mbyllë kufijtë me Francën, Zvicrën dhe Austrinë si shkak i koronavirusit

15 Mars 2020, 16:31 Nga DOSJA

GJERMANI– Qeveria gjermane si shumë shtete të tjera nëpër Europë që janë “gjunjëzuar” nga koronavirusi, po ndërmerr masa të forta në përpjekje për shmangien e këtij virus që po merr me mijëra jetë njerëzish.

Sipas mediave të huaja Gjermania do të mbyllë kufijtë e saj me Francën, Zvicrën dhe Austrinë që nga e hëna, 16 mars për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, kanë njoftuar autoritetet vendase.

Shtetet e tjera të Bashkimit  Europian  po ndërmarrin gjithashtu masa drastike, për të larguar koronavirusin e për të menaxhuar situatën kaotike që ka krijuar.

Edhe Rumania është në një gjendje të jashtëzakonshme nga koronavirusi, ndërsa Republika çeke tashmë ka mbyllur kufijtë e saj, duke futur të gjithë  popullsinë në vetë-karantinë.

Spanja regjistroi 97 vdekje të tjera dhe 2,000 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në vend 288, ndërsa numërohen  rreth  7.753 të sëmurë në rang kombëtar.

Franca, me 4.469 raste të konfirmuara dhe 91 vdekje, po zhvillon zgjedhjet lokale, pavarësisht mbylljes së të gjitha aktiviteteve, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve.

Organizata Botërore e Shëndetit  tha të premten se Evropa ishte tani “epiqendra” e pandemisë.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1441. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima dhe në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para. Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip që merr jetë njerëzisht.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani koronavirusi ne gjermani gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll