Bota

Modelja e njohur ka frikë të dalë nga shtëpia, mendon se është me koronavirus: Kam kollë , ethe dhe temeraturë, mjekët

15 Mars 2020, 20:05 Nga DOSJA
Modelja e njohur ka frikë të dalë nga shtëpia, mendon se

AMERIKË– Modelja e njohur Heidi Klum, mendon se është e prekur nga sëmundja e koronavirusit, mirëpo ajo nuk është e sigurtë pasi nuk ka shkuar ta vizitojë asnjë mjekë.

Sipas mediave të huaja, 46- vjeçarja është shprehur se është e ftohur dhe simptomat e saj janë ethe, kollë, të dridhura dhe hundë të bllokuara. Ajo shpreson të mos jetë e prekur nga koronavirus, por që akoma nuk e ka zbuluar këtë.

Këtë e ka konfirmuar vet ajo, në një deklaratë që ka bërë në rrjetin e saj të ‘Instagramit’ duke thënë se po qëndron në shtëpi nga frika se most ë infektojë të terët.

“Asnjë mjek nuk ka ardhur këtu, unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që unë kam qëndruar në shtëpi për të mos infektuar njerëzit e tjerë. Qëndroni të sigurt, të gjithë.Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”,- shprehet ajo.

Ndërkohë Klum, ka munguar në jurin në spektaklin “America’s Got Talent” këtë javë, për të cilën thuhej se vuante nga një ftohje e zakonshme

.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1809. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima dhe në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para. Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip që merr jetë njerëzisht.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota heidi klum heidi klum

Sondazh

Poll