Bota

Spanja vendi i dytë në Europë, pas Italisë me më shumë të infektuar nga koronavirusi, 5700 persona me Covid-19 brenda dit

15 Mars 2020, 20:32 Nga DOSJA
Spanja vendi i dytë në Europë, pas Italisë me më

SPANJË– Në Spanjë numri i të prekurëve me koronavirus po rritet me ritme të shpejta. Sipas mediave të huaja, Spanja është vendi i dytë në Europë pas Italisë me më  shumë të infektuar.

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore spanjolle, brenda një dite në Spanjë janë infektuar 5700  persona dhe numri numri total deri më tani janë 15 mijë persona të infektuar.

Ndërkohë, qeveria spanjolle  ditën e sotme ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sipas mediave vendase.

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se Europa është tani epiqendra e pandemisë së koronavirusit. Shumë shtete në Evropë kanë mbyllur kufijtë.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1809. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima dhe në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para. Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip që merr jetë njerëzisht.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne spanje coronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll