Bota

“Qëndroni larg Europës, mbroni veten”, koronavirusi “armiku” më i fortë i ISIS

15 Mars 2020, 15:31 Nga DOSJA
“Qëndroni larg Europës, mbroni veten”, koronavirusi

AFGANISTAN– “ISIS u bën thirrje terroristëve që të largohen nga Evropa e goditur nga koronavirusi”- kështu shkruhet në artikullin e politoco.eu ndërkohë që e gjithë bota është “pushtuar” nga një armik i padukshëm, virusi COVID-19.

Ky virus që ka shpërthyer pothuajse tre muaj më parë në Kinë, nuk po kursen as politikanë, artistë e lider të fuqishëm nëpër botë,  përfshirë edhe më të organizatën më të frikshme në  botë “ISIS.

Edhe shteti Islamik i trembet infektimit  nga koronavirusi prandaj dhe ka urdhëruar anëtarët e organizatës terroriste që të kenë kujdes me higjienën personale, gjithashtu u ka bërë thirrje që të mos udhëtojnë drejt Europës.

ISIS ka këshilluar militantët se si të ndalojnë përhapjen e pandemisë globale.

“Shteti Islamik (ISIS) ka adoptuar qasjen e parë të sigurisë ndaj pandemisë, koronavirus dhe i këshilloi anëtarët e saj të mos udhëtojnë në Evropë.”– raportoi Homeland Security Today.

Në një botim të këtij grupi famëkeq, u është kërkuar terroristëve që në vend që të mendojnë për të kryer sulme në perëndim, të qëndrojnë në një distancë të  largët me çdo territor ku është përhapur koronavirusi.

“Besoni në Zot dhe kërkoni strehim tek ai në rast sëmundjeje. Por mbulojeni gojën kur e hapni apo kur teshtini. Lani duart shpesh!”-këshilla këto  për anëtarët e grupit  shkruan Politico.eu.

Deri më tani, disa raste janë raportuar në vendet afrikane ku grupi militant është aktiv, dhe luftërat në vazhdim e kanë bërë të pamundur të përcaktohet nëse virusi është përhapur në Siri dhe Jemen. Sidoqoftë, raste të shumta janë konfirmuar në vende të tjera që ISIS pretendon si pjesë e halifatit të tij, përfshirë Afganistanin, Algjerinë, Egjiptin, Indinë, Indonezinë, Irakun dhe Filipinet.

Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë. Por, në fakt ka pasur edhe lajme të mira pasi janë shpëruar 75,937 persona. Një nga vendet më të prekura është Italia, pasi aty ka shkuar numri i viktimave në 1441.  SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima dhe  në Kosovë janë konfirmuar 5 rastet e para. Ende nuk ka asnjë kurë për këtë grip që merr jetë njerëzisht.

Burimi: Politico.eu

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afganistani isis koronavirusi tremb isis-in afganistani isis koronavirusi tremb isis-in

Sondazh

Poll