Bota

Koronavirusi/ Shtyhet në 24 maj gjyqi për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu

15 Mars 2020, 15:03 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Shtyhet në 24 maj gjyqi për kryeministrin izraelit,

IZRAEL– Koronavirusi po izolon gjithçka në mbarë botën, sepse me fuqinë e tij të padukshme ai po vret mijëra njerëz dhe ka infektuar mbi 100 mijë të tjerë.

Mediat e huaja kanë shkuar së fundmi se gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu është shtyrë deri më datë 24 maj, si shkak i gjendjes së vështirë që ka krijaur koronavirusi.

Kujtojmë që kryeministri izraelit, Netanyahu, po gjykohet pasi mbi të rëndojnë  akuza për ryshfet dhe mashtrim. Njoftimi për shtyrjen e gjyqit të tij vjen dy  ditë para datës që ishte planifikuar të zhvillohej, më 17 mars.

Ndërkohë paraditen e kësaj të diele ministri i Drejtësisë, Amir Ohama publikoi një urdhër emergjent, për shtyrjen e të gjitha rasteve  në gjykata që nuk ishin shumë urgjente, mes tyre edhe është përfshirë edhe rasti i kryeministrit të vendit.

Në kuadër të gjendjes emergjente të krijuar nga koronavirusi qeveria e Izraelit ka marrë një sërë masash për të parandaluar tubimet masive ashtu sikurse ka njoftuar herë pas here edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila e shpalli si një pandemi, koronavirusin.

Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu akuzohet se ka pranuar dhurata të shtrenjta nga miqtë e tij të pasur, ku në këmbim thuhet se ai u ka dhënë favore. Por nga ana tjetër ky i  fundit mohon çdo akuzë që rëndon mbi të.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amir ohama benjamin netanyahu gjyqi i benjamin netanyahu. amir ohama benjamin netanyahu gjyqi i benjamin netanyahu.

Sondazh

Poll