Politike

Përkrenarja prej floriri në shtëpinë e Ramës në Surrel, reagon Endri Fuga: Portale të infektuara, është kopje, origjina

15 Mars 2020, 15:04 Nga DOSJA

TIRANË– Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit për qeverinë ka reaguar pas lajmit të Dosja.al në lidhje me  “Përkrenaren e Skënderbeut”, që na tërhoqi vëmendjen pas shpinës së kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit ishte ‘live’ në Facebook. Në një reagim në Tëitter, Fuga shkruan se kryeministri ka porositur një kopje të kësaj Përkrenareje e ndërsa origjinalja ndodhet në Kryeministri. Ndër rreshta, Drejtori i Komunikimit për qeverinë nuk harron të na quajë edhe portal të infektuar, ndërkohë që Dosja.al përveçse shkroi për përkrenaren që na tërhoqi vëmendjen pas shpinës kryeministrit, hodhi edhe idenë që ajo mund të ishte një kopje.

Meqë fantazia arriti ne piken qe te shkruhet ne portalet e infektuara se qenka vjedhur perkrenarja e Skenderbeut nga kryeministri, ja ku eshte perkrenarja origjinale qe pret ne korridor meremetimin e Salles se Hartave! Kopje mund te porosisni tek Argjendari Pirro dhe t’i gezoni!”- shkruan Fuga krahas fotos, duke i dhënë fund dilemës por gjithsesi, ky reagim sjell pyetje të tjera në kokë.

A u shkrep sot fotoja e publikuar nga Endri Fuga? Nëse kryeministri Edi Rama porositi një kopje, sa kushtoi ky objekt i shtrenjtë që minimumi është i larë në flori?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një video-mesazh live ku ka njoftuar për më të rejat në luftën kundër përhapjes së COVID-19, teksa është vetë-karantizuar në shtëpinë e tij në Surrel, ku bën joga dhe mban agjërim. Por, ajo që na tërhoqi vëmendjen ne të Dosja.al ishte“Përkrenaja e Skënderbeut”, pas shpinës së Ramës, një objekt i shtrenjtë që qëndron për dekor në vilën kryeministrore.

“Përkrenarja e Skënderbeut” iu dhurua shtetit shqiptar, më saktë Kryeministrisë 2 vite më parë, më 27 nëntor 2018, kur në Sallën e Hartave në Kryeministri u prezantua një hartë e rrallë e shekullit të XV-që ku flitej për Skënderbeun.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama endri fuga perkrenarja e skenderbeut edi rama endri fuga perkrenarja e skenderbeut

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2020, 13:41

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka falenderuar sot të gjithë mjekët që në këto ditë të vështira po përballen me COVID-19. Kryemadhi ka publikuar ...